
Blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës, Neymar, do të ndjekë gjatë turit aziatik të skuadrës në Azi një trajtim kundër anemisë, e zbuluar në kontrollin e tij të fundit të gjakut.
Neymar, pas përfundimit të Kupës së Konfederatave iu nënshtrua një operacioni për heqjen e bajameve, me qëllim përmirësimin e rendimentit fizik, por duket se nuk është rikuperuar ende tërësisht nga ndërhyrja.
Anemia, ndonëse nuk konsiderohet një sëmundje, është shenjë e dobësisë fizike që mund të ketë disa arsye të ndryshme.
Arsyeja më e zakonshme është mungesa e hekurit në gjak ose e ndonjë hemoragjie të ndodhur më parë në organizëm.
Mbetet për të parë se si do të trajtojë stafi mjekësor i Barcelonës këtë problem të sulmuesit dhe nëse ai do të jetë shëruar në kohë për nisjen e ndeshjeve zyrtare, më vonë në gusht.
Top Channel