Plani i Moratit për të ardhmen

03/08/2013 00:00

I nxitur nga fjalët e Ernesto Pellegrinit, paraardhësit të tij që drejtoi i Interin për 10 vjet, nga 1984 deri në 1994, presidenti i zikaltërve, Masimo Morati bën publike planet për të ardhmen.

Në një deklaratë të pak ditëve më parë, Pellegrini tha se duhet “shumë dashuri ndaj një skuadre futbolli që ajo të ecë”. Ai i këshilloi presidentit aktual të Interit që të afrojë investitorë të tjerë tek Interi, për të ulur disi borxhin e shoqërisë.

Por Morati ka një tjetër mendim. Pasi falenderoi Pellegrinin për “dashurinë e treguar kundrejt Interit”, Morati tha se problemi i shoqërisë nuk janë borxhet, sepse ato janë në nivelet e cdo shoqërie tjetër të madhe.

Ai tha se Interi është në kërkim të një investitori serioz jo për shkak të borxheve, por për të qenë konkurues në afrimin e lojtarëve cilësorë në skuadër.

Top Channel