Nga muzika në futboll… Një “One Direction” për Doncaster

02/08/2013 23:50

Louis Tomlinson, ylli i “One Direction”, ka firmosur për Doncaster Rovers, një klub anglez, që militon në “Championships”, apo kategorinë e dytë angleze.

“Një ëndërr, që bëhet realitet”, ka komentuar këngëtari, tifoz i përjetshëm me Rovers, të cilit i është dhënë një fanellë me numrin 28.

“Ndihem i nderuar me këtë ofertë. Për mua ka një domethënie të veçantë, sepse kam bërë gjithmonë tifo për këtë skuadër. Në këtë mënyrë shpresoj të ndihmoj klubin”.

Për Tomlinson do të jetë edhe rasti për t’u rikthyer, pasi dikur punonte si kamarier në stadium. “Shërbeja hamburger përpara dhe gjatë ndeshjes, ishte një kaos i jashtëzakonshëm”.

Megjithatë është e pamundur, gjithsesi, që trajneri i Doncaster, Paul Dickov, ta aktivizojë në ndeshjet zyrtare. “Prezenca e Louis do të rrisë profilin e klubit, është një lajm fantastik. Duhet ende të njohë detyrat e tij, por pres që ta stërvis në shtator”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA