MotoGP, Crutshlow tek Ducati
02/08/2013 18:45
Një prej dilemave më të mëdha të MotoGP-së për sezonin e ardhshëm, ajo se kush do të garonte në motorin e Ducatit, u zgjidh këtë të premte, me konfirmimin e Cal Crutchlow.
Crutchlow, aktualisht i pesti në renditjen e Botërorit, është ngjitur katër herë në podium në këtë sezon duke garuar për ekipin satelit të Jamahës.
Sipas komunikatës zyrtare, Crutshlow është motivuar për të kryer këtë transferim nga dëshira e tij për të garuar në një skuadër zyrtare, përveçse iu propozua edhe një rritje e mirë page.
Tek Ducati, Crutshlow do të gjejë një të njohur të vjetër, italianin Doviciozo, me të cilin garoi në të njëjtën skuadër, në Yamaha Tech 3, gjatë sezonit të shkuar.
Top Channel