Hiperaktiviteti i fëmijëve

02/08/2013 16:00

Shpesh, prindërit ankohen për fëmijë shumë të levizshëm, të pabindur, impulsivë dhe të pavëmendshem.

Por, shumë pak prej tyre e di që për këto shenja duhet të konsultohen me një psikolog.

Në gjuhën e psikologjisë, këto tipare përkufizohen me termin hiperaktivitet.

Sipas statitikave, janë 3- 5% fëmijeve të moshes parashkollore  dhe shkollore që shfaqin keto shenja.

Ndërkohë që pskologet thone se nese nuk trajtohen, këta fëmijë rrezikojnë seriozisht shendetin mendor, duke i ballafaquar ata me veshtiresi në jetë, madje ata shume lehte mund te behen kontigjent i botës së krimit.

“Këta fëmijë nuk qëndrojnë në një vend, janë gjithmonë në lëvizje, kanë vështirësi në formimin akademik, nuk arsimohen mirë e me rritjen e moshës ballafaqohen me vështirësi të tjera si alkooli, duhani e droga, e ballafaqohen me ligjin. Sepse, këta fëmijë humbin vetvlerësimin dhe në të njëjtën kohë shkelin të drejtat e të tjerëve. Nëse nuk trajtohen me kujdes nëpër shkolla apo qëndra, këta mund të bëhen kontigjent i krimit”, deklaroi Selami Deraj, një psiko-pediatër.

Psikopediatri thekson se mungesa e një trajtimi të mirëfilltë nga punonjesi i shendetiti mendor  mund të çoje në  përkeqesimin e gjendjes, pasi bien në dëshperim, vrapojnë pas duhanit, alkolit  e drogës.

40 deri 60% e këtyre fëmijeve i humbin këto shenja gjatë adoleshencës,  por nuk rregullojne dot çrregulimin në vëmendje dhe mbeten të ç’organizuar  në çdo veprim që bëjnë.

Mjeket psikiater  rekomadojne prinderit që pas moshes tre vjeç te femijes te jene te vemendhsem ndaj ketyre shenjave  dhe te mbajne kontakte si me konsultoret ashtu dhe me qendrat komunitare te shendetit mendor.

Top Channel