Ndërprerja e pagesës së invaliditetit

01/08/2013 00:00

Pas ndërprerjes së pagesës së invaliditetit të një 13-vjeçari nga Tepelena për shkak se fëmija nuk ishte paraqitur para Komisionit Mjekësor për Rinovimin e Dokumentave, ka reaguar Këshilli i Aftësisë së Kufizuara duke denoncuar edhe raste të tjera si këto që për arsye korruptive.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe të gjithë qendrimeve korruptive që ato kanë në lidhje me trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe KEMP-eve për arsye sepse duke i ndërprerë ndihmën e paaftësisë, ky fëmijë s’ka si të jetojë. Kjo familje jeton në një zonë shumë të thellë të Tepelenës dhe familja e tij nuk ka mundësi as ekonomike dhe as të përshtatëshme që këtë fëmijë ta nxjerrë para komisionit mjeko-ligjor”, thotë Mybere Prizreni, Presidente e Shoqatës së Paraplegjikëve.

Pas transmetimit në Top Channel rasti i djalit ka prekur mbarë shoqërinë madje kanë filluara edhe kontributet në ndihma për të dhe familjen e tij.

Por ndërkohë përfaqësues të Këshillit të Aftësisë së kufizuar denoncojnë rastin, por edhe të tjera si ky ku mjeku  duhet të shkojë pranë familjes  për ekspertizën mjekësore.

Nga  nga ana tjetër, ata thonë se  kanë nisur sërish vonesat për pagesën e aftësisë së kufizuar në Korçë e Gjirokastër  çka vështirëson edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

“Nëse një invalid, apo një person me aftësi të kufizuara, është i pamundur për të shkuar në Komision, rregullorja përcakton që mjekët të cilët marrin edhe dietën, kanë edhe mjetet në dispozicion, të shkojnë të bëjnë ekzaminimin në vend, pra në familje. Unë dje kam qenë në prefekturën e Korçës dhe Gjirokastrës dhe kam informacion se ndihma prej muajsh nuk është marrë nga asnjë lloj kategorie e personave me aftësi të kufizuara. Nëse nuk do të merret brenda muajit shtator, ne po përgatitim një padi civile ndaj ministrit aktual që është, zoti Ksera”, deklaron Abdulla Omari, nënkryetar i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar.

Në Shqipëri numërohen rreth 6000 persona me aftësi të kufizuar të cilat trajtohen me pagesën e invalidetit nga shteti, por këtë vit, edhe pse kjo pagesë është e vetmja mundësi për të jetuar për ta dhe familjen e tyre, ka patur vonesa disa mujore.

Top Channel