Avokati i Popullit: Zgjidhni çështjen e toponimeve

29/07/2013 00:00

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën apel Ministrise së Jashtme të
zgjidhe sa me parë çështjen e toponimeve në dokumentet zyrtare të
emigrantëve shqiptarë, fëmijët e të cilëve nuk mund të kalojnë kufirin
për të pushuar në Atdhe këtë sezon.

Ministria e Jashtme deri me tani nuk ka dhene asnje shpjegim nderkohe qe publikisht i kerkohet ketij dikasteri te sqaroje shkaqet ligjore qe cuan ne lindjen e kesaj problematike.

Cilat jane masat qe po ndiqen per te zgjidhur kete ngerç te krijuar per levizjen e emigranteve drejt vendit te tyre dhe a eshte ngritur Autoriteti Shqiptar per standardizimin e perdorimit te emrave gjeografike ne dokumentat zyrtare? A ka nje fature financiare per zgjidhjen e kesaj problematike?

Avokati i Popullit i bëri këto pyetje publikisht, pasi në rrugë zyrtare nuk ka marë përgjigje nga Ministria e Jashtme.

Reagon MPJ: Toponimet, në zgjidhje e sipër

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj deklarata ka reaguar dhe Ministria e Jashtme, e cila me anë të një njoftimi bën me dije se, përsa i përket çështjes së toponimeve, ajo është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke që në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem.

Sipas Ministrisë, në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe në Tiranë dhe Athinë.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se më datë 31 korrik 2013, ambasadori ynë në Athinë, Dashnor Dervishi do të zhvillojë një takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, ku ndër të tjera do të trajtojë edhe këtë çështje.

Mësohet se në këtë takim ambasadori ynë do të kërkojë një zgjidhje përfundimtare, të qëndrueshme, të pranueshme nga të dyja palët dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Top Channel