Schweinsteiger, lojtari më i mirë i 2013-s

28/07/2013 15:45

Bastian Schweinsteiger është votuar futbollisti i vitit 2013 nga gazetarët sportiv gjermanë, duke mposhtur në këtë garë shokët e tij te Bayern Munich, Franck Ribery dhe Thomas Muller, në vendet 2 dhe 3 respektivisht.

Mesfushori i kombëtares gjermane mori 92 vota në një sondazh të zhvilluar nga revista Kicker, ku votuan 527 reporterë sportivë. Ribery siguroi vetëm 5 vota më pak, 87 gjithsej, ndërsa Muller 85.

Ish-trajneri i Bayern, Jupp Heynckes, ishte fituesi i padiskutueshëm i çmimit si trajneri më i mirë, me 383 vota, përpara trajnerit të Freiburg, Christian Streich, me 77 të tilla.

“Ky çmim është gjithashtu edhe për ekipin tim”, tha Schëeinsteiger, i cili është befasuar disi nga ky vlerësim. “Është surprizues për mua, sepse ka pasur momente, kur janë raportuar shumë gjëra kritike rreth meje”.

28-vjeçari do të marrë çmimin e tij përpara ndeshjes hapëse të Bayern-it në Bundesligë, atë kundër Borussia Monchengladbach, më 9 gusht.

Vetëm Stefan Kiessling arriti të futej në “top 10”, pasi pjesa tjetër u dominua nga lojtarët e dy ekipeve finaliste të Champions-it të sezonit të kaluar, Bayern dhe Dortmund.

Duke folur për çmimin e tij, Heynckes, i cili udhëhoqi Bayern-in drejt “tripletës” historike përpara se të tërhiqej, u shpreh: “Ky çmim i jep fund një përralle tashmë të kaluar. Shumë ëndrra mund të bëhen realitet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA