Milan mund Valencian 2-1

28/07/2013 00:00

Nis mirë turneu veror Guiness International Champions Cup për Milanin.

Kuqezinjtë kanë mundur Valencian me rezultatin 2-1 në stadiumin “Mestalla” me gola të Robinho dhe De Jong.

Braziliani më parë kishte humbur një 11-metërsh, por disa minuta më vonë shlyen gabimin duke shënuar golin e parë të takimit para se të dilte nga fusha i dëmtuar. Dani Parejo shkurtoi diferencën për spanjollët në pjesën e dytë.

Guiness Cup vë përballë njëra-tjetrës 8 nga skuadrat më të mira europiane dhe tashmë do të luhet në SHBA. Milani, me 2 pikët e para të siguruara, do të përballet me fituesin e duelit Inter-Chelsea.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta