Një surprizë vjen nga Hungaroring. Sipas medias gjermane, “Bild”, agjenti i Fernando Alonso-s ka takuar drejtuesit e Red Bull, për një kalim të mundshëm të spanjollit tek austriakët.
Në bokset e Budapestit, menaxheri i pilotit asturian, Luis Garcia, ka zhvilluar një bashkëbisedim me liderin e skuderisë anglo-austriake, Chris Horner. Takimi, i dokumentuar me foto, paralajmëron një tratativë për kalimin e Alonso-s nga Ferrari te Red Bull.
Një njoftim që ka shtangur të gjithë, ky i takimit Alonso-Red Bull. Kjo, sepse Sebastian Vettel sapo ka rinovuar deri në fund të sezonit 2015, ndërsa Alonso është ende nën kontratë me Ferrari-n deri në 2016-n.
Sigurisht, edhe kontratat janë bërë për të mos u respektuar ndonjëherë, kështu që mund të kemi një shkëmbim të bujshëm të pilotëve, pasi kampioni në fuqi i botës, Vettel, dhe spanjolli i Ferrari-t, Alonso, do ta kenë shumë të vështirë të jenë shokë skuadre, për shkak të synimeve të tyre.
Top Channel