Pas sulmit, Napoli në kërkim të mbrojtësve

27/07/2013 00:00

Me afrimin e Higuain boshllëku i lënë në sulm nga largimi i Cavani-t është mbushur disi. Por Napoli e ka seriozisht dhe drejtuesit e saj vazhdojnë të punojnë për t’i siguruar organikën e nevojshme trajnerit Benitez për të qenë konkurues në kampionat dhe në kupat e Europës.

Sulmi duket një kapitull i mbyllur, të paktën për momentin dhe drejtori sportiv, Riccardo Bigon ka nisur punën për përforcimin e mesfushës dhe mbrojtjes.

Sa për mesfushën, emrat janë dy, Gonalons, një dashuri e vjetër e Benitez, por që Lion refuzon të heqë dorë dhe Verrati, akoma më i komplikuar për shkak të kontratës që e lidh me PSG-në.

Në mbrojtje, emri që flitet më shumë është ai i Fabio Coentrao-s. Mediat italiane thonë se Benitez ka kërkuar me ngulm një përforcim në këtë sektor dhe emri i parë i propozuar prej tij është pikërisht Coentrao, por pa harru dy pistat e tjera, Bruno Martins Indi i Fejnordit dhe Astori i Kaljarit.

Këta për momentin janë objektivat primarë të napolitanëve, ndërsa nuk përjashtohen të tjera lëvizje edhe në sulm, ku Matri, Demba Ba, Jackson Martinez dhe Gilardino janë ende pista të nxehta.

Top Channel