Çmimi i Hungarisë, Hamilton në pole

27/07/2013 15:15

“Mercedesi” i Lewis Hamilton ka marrë pole position-in e Çmimit të Madh të Hungarisë, duke regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare.

Vendi i dytë ka qenë për Sebastian Vettel me “Red Bull”, që ka lënë pas pilotin e “Lotus”, Romain Grosjean dhe atë të “Mercedes”, Nico Rosberg.

I pesti është renditur “Ferrari” i Fernando Alonso, ndërsa mes tij dhe shokut të skuadrës Felipe Massa është vendosur Kimi Raikkonen, në vendin e gjashtë, po me “Lotus”.

Në vend të tetë ka qenë “Toro Rosso” i Daniel Ricciardo, i ndjekur nga Sergio Perez me “McLaren” dhe Mark Webber me “Red Bull”, që mbyll dhe top ten-in.

Gjatë provave Webber ka pasur një seri problemesh në Kers, siç njihet ndryshe sistemi që jep fuqinë përmes sistemit të frenave.

Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë do të zhvillohet të dielën në orën 14.00 dhe do të transmetohet direkt në ekranin e Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA