
Real Madrid e di tashmë çmimin e Gareth Bale: 120 milionë euro. Kjo është shifra marramendëse që kërkon Tottenham për të lënë të lirë futbollistin nga Uellsi.
Presidenti i klubit anglez e di mirë që Florentino Perez e kërkon me çdo kusht Bale-n në mënyrë që t’i vërë vulën merkatos së verës dhe pretendon që të thyejë rekordin e shitjes së një futbollisti duke kaluar 96 milionë eurot që Reali shpenzoi për Cristiano Ronaldon në vitin 2009.
Madrilenët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë dhe alternativa tjetër është pagesa e 100 milionëve plus një lojtar (Di Maria pëlqehet nga Villas Boas).
Tottenham është përforcuar me blerjet e Paulinho dhe Chadli duke dhënë përshtypjen se po bëhet gati për largimin e yllit të saj.
Top Channel