Messi: Nuk e zgjodha unë trajnerin

25/07/2013 00:00

Leo Messi deklaroi pas ndeshjes miqësore ndaj Bayern Munchen se nuk e ka zgjedhur ai trajnerin e ri të Barcelonës, argjentinasin Martino.

“Unë nuk kam lidhje fare me këtë dhe nuk kam pse jap shpjegime. Me trajnerin është marrë presidenti dhe drejtuesit. Unë kam thënë vetëm që është trajner i mirë”, deklaroi ylli i Barcelonës.

“Unë nuk e njoh personalisht dhe nuk e kam takuar ndonjëherë as Martinon dhe as Luis Enriquen, për të cilin u fol shumë. Martino ka treguar vlera tek Newell’s dhe tek Paraguaji. Shpresojmë të arrijmë suksese me të”, shtoi Messi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta