F1, Red Bull: Pas Hungarisë, emri i pilotit të ri

25/07/2013 00:00

Pronari i skuderisë Red Bull, Dietrich Mateschitz, ka deklaruar se pas Cmimit të Madh të Hungarisë do të njoftohet se kush do të jetë piloti që do të zëvendësojë Mark Webber, i cili do të largohet nga Formula 1 në përfundim të këtij sezoni.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim dhe po diskutojmë. Do e bëjmë të ditur emrin e pilotit të ri pas garës në Budapest”, tha Mateschitz për autosport.com.

Kimi Raikkonen (Lotus) dhe Daniel Ricciardo (Toro Rosso) janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Webber-in.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta