Sfida mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Koret raciste rikthehen në stadiumet italiane dhe viktima bien sërish lojtarët me ngjyrë të skuadrës së Milanit.
Pas Boateng, muaj më parë, ishte Konstant ai që braktisi fushën e lojës gjatë sfidës Milan-Sasuolo, e vlefshme për trofeun simbolik “TIM”.
Futbollisti francez në një moment goditi topin drejt stadiumit dhe braktisi fushën. Pas shpatullave të tij një grup tifozësh lëshuan kore raciste.
Fillimisht u mendua se ai ishte përjashtuar nga gjyqtari i takimit, por vetë ky i fundit deklaroi se mbrojtësi nuk ishte larguar nga fusha për shkak të kartonave.
Rasti në fjalë u shtohet incidenteve me sfond racist ku më parë është përfshirë Boateng, Balotelli dhe tani Konstant. Drejtuesit e skuadrave dhe ata të federatës italiane dënuan incidentin dhe njoftuan nisjen e hetimeve për zbardhjen e tij.
Top Channel