Në komunën e Ksamilit janë shembur rreth 40 ndërtime pa leje të ndërtuara kryesisht muajt e fundit me shpresën e legalizimit.
Aksioni u vendos në qytet dhe përgjatë vijës bregdetare rreth 10 km nga Saranda, ku dje u shembën 10 ndërtime të ngjashme.
Sipas kreut të kësaj komune, Besnik Abedini, këto ndërtime erdhën si rezultat i premtimit te qeveritareve sipas të cilave, prej procesit të legalizimit mund të përfitonin edhe ndërtimet e pas vitit 2006.
Ndërtimet janë me konstrukt të lehte, kryesisht me forma betoni. Kjo është vetëm faza e parë, pohon kreu i komunës, i cili thekson se në muajin shtator prishjet mund të prekin edhe zonën e bregdetit.
Sipas kreut të kësaj komune, këto ndërtime do t’i nënshtrohen vlerësimit në një fazë të dytë që i takon muajit shtator dhe në përputhje me planin urbanistik që ka kjo komunë do të vendoset se çfarë do të ndodhë me to.
Top Channel