“Shqipëria ka më shumë policë të plagosur se protestues”, Rama nxjerr shifrat: Shumë shpejt i shikoni me fytyrë heronjtë e maskuar që terrorizuan shqiptarët Kolegji Zgjedhor vendosi të gjykojë në themel në datën 26 korrik kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për ndërprerjen e rinumrimit të votave të qarkut të Shkodrës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
“Kolegji vendosi për një shkak proçedurial të ngritur nga PR shtyrjen e gjykimit të themelit. Presim me qetësi vendimin, që në bindjen tonë do jetë i të njëjtit standard me qarkun e Lezhës”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i PS, Koli Bele.
Ankimimi i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës bazohet në dy momente. “Ezaurimin e afatit 10-ditor të ankimimit, që ka përfunduar para tre ditësh. Përveç kësaj, vendimmarrja e KQZ-së për hapjen e kutive ka qenë e pagligjshme dhe mbetet e tillë”, saktësoi Bele.
Top Channel