
Higuain la Madridin, por destinacioni i tij nuk ishte Lioni, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës së Realit, por Napolit.
Mediat spanjolle dhe ato italiane shkruajnë se sulmuesi argjentinas është nisur në Itali për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore e më pas nënshkrimit të kontratës me skuadrën e Napolit.
Oferta prej 37 milion eurosh, plus 3 bonuse për të, bindi Florentino Perez, ndërsa vetë futbollisti fillimisht nguroi të pranojë nënkampionët e Italisë. Por De Laurentis ka përdorur asin nën mëngë, bashkëkombasin e tij, Lavezzi.
Mendohet se ka qenë ky i fundit që ka bindur Higuain të udhëtojë drejt Napolit dhe të firmosë aventurën e re të tij në Serinë A, pas Premier Ligës dhe Primera Division.
Për Higuain Napoli ka propozuar një kontratë 5-vjeçare nga ku sulmuesi do të përfitojë 6 mln euro në sezon.
Top Channel