F1, Hamilton: Gjithmonë kënaqem në Hungari

24/07/2013 00:00

Lewis Hamilton theksoi se pista e Hungarisë i pëlqen shumë për faktin se aty ka fituar tre herë gjatë karrierës së tij.

“Gjithmonë kënaqem në Hungaroring, një pistë ku kam pasur fatin të fitoj tre herë. Më pëlqen shumë dizenjoja që ka cirkuiti dhe ambienti që krijojnë tifozët gjatë fundjavës”, deklaroi britaniku i Mercedes.

Hamilton nënvizoi gjithashtu rëndësinë që do të ketë dita e premte, ditë kur pilotët do të provojnë gomat e reja të Pirelli-t.

Nga ana e tij, Nico Rosberg, piloti tjetër i Mercedes, tha se “Hungaroringu i ngjan paksa Monakos”.

“Temperaturat do të jenë të larta dhe duhet të kemi kujdes me gomat. E dimë që në provat zyrtare paraqitemi mirë, por këtë gjë duhet ta bëjmë edhe në garë. Nuk ka pjesë të drejta të gjata dhe kjo do të thotë që për pilotët nuk ka momente qetësie”, tha gjermani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta