F1, FIA ul shpejtësinë në bokse
24/07/2013 00:00
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur të ulë shpejtësinë maksimale të lejuar në linjën e bokseve. Nga 100km/h do të lejohet deri në 80km/h.
Ky rregull i ri vjen pas incidentit në bokse të Mark Webber në Cmimin e Madh të Gjermanisë, ku një kameraman u godit nga goma që u shkëput nga njëvendëshja e australianit.
Ulja e shpejtësisë maksimale në bokse ishte parashikuar për vitin 2014, por ky incident, fatmirësisht pa pasoja tragjike, bëri që FIA ta vendoste më shpejt normën e re.
Në këtë mënyrë, pilotëve do i duhen rreth 4 sekonda më shumë për të përshkuar linjën e bokseve duke nisur që nga Cmimi i Madh i Hungarisë.
Top Channel