
Cristiano Ronaldo i ka thyer dorën një djaloshi 11-vjeçar gjatë ndeshjes miqësore që Real Madrid zhvilloi ndaj Bournemouth dhe që e fitoi me rezultatin e thellë 6-0.
Sulmuesi portugez goditi me forcë nga 32 metra një goditje dënimi dhe topi përfundoi sipër traversës duke u përplasur në dorën e Charlie Silverwood e duke i shkaktuar frakturë në dy vende.
Edhe pse i dëmtuar, 11-vjeçari qëndroi në stadium për të parë 85 minutat e tjera të takimit dhe mësoi për dëmtimin vetëm pasi bëri një grafi në spital.
“E pashë topin që po më vinte drejt fytyrës dhe u mbrojta me dorë, por ishte shumë goditje e fortë. Më dhembi shumë”, tha djaloshi për ‘The Sun’.
Skuadra e Bournemouth i ka dhuruar tifozit të saj të vogël një fanellë të Real Madrid.
Top Channel