Banesa e një çifti të moshuarish është shkrumbuar në flakë në një fshat
të komunës Zerqan në Bulqizë. Flakët përfshinë banesën e shtetasit Islam
Zeneli 78 vjeç dhe ishin fqinjët ata qe kane parte flaket.

Cifti te moshuarve ka qene ne gjume kur shpertheu zjarri dhe ne perpjekje per ta shuar nje prej tyre pesoi demtime te lehta me djegie ne duar e ne kembe.

Nderhyrja e banoreve te fshatit ishte e pamjaftueshme per te shuar flaket, po ashtu edhe nderhyrja e zjarrefikese, e cila per shkak te rruges mberriti me vonese ne vendin e ngjarjes. Dy te moshuarit jane strehuar ne shtepite e fqinjeve dhe asnje orendi nga banesa e tyre nuk ka shpetuar.

Top Channel