Tashmë është zyrtare, Barcelona ka njoftuar marrëveshjen me Gerardo Martino “El Tata”, trajnerin e ri të “blaugranave”, pas dorëheqjes për shkak të sëmundjes tumorale të Tito Vilanova-s.
Trajneri amerikano-jugor ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe jo 3 siç ishte hamendësuar më parë. Martino do të jetë trajneri i 4-t argjentinas në historinë e katalanasve, pas Helenio Herrera-s, Roque Olsen dhe Menotti-t.
Megjithatë, këtë herë ka munguar entuziasmi i tifozëve. Sipas një sondazhi të kryer nga “Marca”, 57% e tifozëve të Barçës nuk e shohin me sy pozitiv emërimin e trajnerit të ri. Vetëm 43% e të intervistuarve kanë dhënë pëlqimin e tyre për ardhjen e tij në krye të pankinës katalanase.
Realiteti është se Martino njihet shumë pak në Spanjë, por edhe në Europë. Shumë pak e kujtojnë atë si trajner të Paraguajit në Botërorin 2010, në Afrikën e Jugut, ndërsa këtë sezon, Neëell’s Old Boys, ekipi i tij në Argjentinë, ka zhvilluar një lojë spektakolare dhe ka fituar titullin kampion të “Torneo Final” (faza e dytë e kampionatit argjentinas), edhe pse u mposht në superfinalen me fituesin e “Torneo Inicial”, Velez Sarsfield.
Ndërsa sipas “Mundo Deportivo”, trajneri do të mbajë një konferencë për shtyp në stadiumin e Neëell’s, për lamtumirën e tij, dhe më pas do të prezantohet të enjten në Barcelonë.
Deklarata e parë e Martino-s, si trajner i ri i Barcelonës, i dedikohet Messi-t dhe babait të tij, Jorge: Nuk i njoh zhvillimet në detaje, por s’kam dyshim se familja Messi kanë patur një influencë të rëndësishme në vendimin tij për të kaluar te Barcelona. Mendoj se ata janë pyetur në lidhje për një mendim mbi punën time”.
Top Channel