Skënderbeu kërkon fitoren

23/07/2013 00:00

Ndryshe nga një javë më parë ku barazoi pa gola në Baku, në ndeshjen e kthimit në Korçë trajneri Mirel Josa do të nxjerrë në fushë përballë Neftcit një skuadër më sulmuese.

Fitorja është alternativa e vetme e korçarëve që do t’i kualikojë ata në turin tjetër paraleminator të Champions-it.

“Duhet të ngremë nivelin e lojës për të qenë më të rrezikshëm në sulm. Do të mundohemi të bëjmë presionin lart në mënyrë që të krijojmë mundësi nga krahët”, theksoi Josa.

Interesimi i tifozëve korçarë ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe kjo duket qartë nga shitja e të gjitha biletave të kësaj ndeshjeje. Drejtuesit e klubit korçar kanë vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për kalimin e turit.
Kapiteni Blendi Shkëmbi shprehet: “Premio nuk ka rëndësi kur hyn në fushë dhe këtë e them nga eksperienca. Do të sulmojmë më shumë sepse duam fitoren.”

Hera e fundit që një skuadër shqiptare ka kaluar një tur në raundin paraeleminator të Champions-it është ajo e vitit 2006, kur Tirana eleminoi sllovenët e Nova Goricës. Tashmë korçarët kanë rastin më të mirë për ta thyer këtë tabu dhe për tu bërë skuadra e katërt shqiptare që kualifikiohet për më tej.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta