F1, rikthehet Cmimi i Madh i Austrisë

23/07/2013 00:00

Red Bulli, ndërmarrja e pijeve energjike që ka në pronësi skuderinë e Formulës 1 me të njëjtin emër, lajmëroi të martën se Cmimi i Madh i Austrisë do të rikthehet në kalendar duke nisur që nga viti 2014.

Red Bull Ring, pista që ndodhet në Spielberg, do të jetë vendi ku njëvendëshet e Formulës 1 do të garojnë në sezonin e ardhshëm.

“Pronari Dietrich Mateschitz ka arritur një marrëveshje me shefin e Formulës 1, Bernie Ecclestone, për të zhvilluar Cmimin e Madh të Austrisë më 6 korrik të vitit 2014”, shkruhet në komunikatën zyrtare.

Gara e fundit në Austri është zhvilluar në vitin 2003 dhe ajo garë është fituar nga Michael Schumacher me Ferrari.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta