Kompania CEZ Shpërndarje njofton për ndërprerjen e energjisë elektrike
në disa zona të Tiranës, për shkak të një defekti në Operatorin e
Sistemit të Transmetimit.

Mësohet se energjia mungon në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në zonën rreth sheshit “Avni Rustemi”, në rrugën “Tefta Tashko”, “Beqir Luga” dhe në rrugën “Fadil Rada”.

Gjithashtu, pa energji është e gjitha zona rreth bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke përfshirë disa prej institucioneve që pozicionohen përreth tij, si Presidenca, Kryeministria, disa ministri dhe Bashkia e Tiranës.

Energjia elektrike është ndërprerë edhe në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Qemal Stafa” dhe “Kostandin Kristoforidhi”.

Grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në kryeqytet

Top Channel