Mou: S’ka shanse për të blerë Ronaldon

22/07/2013 00:00

Së fundmi në Premierë Ligë po qarkullojnë zërat për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldo-s të skuadra e Manchester United.

Por, një tjetër “i rikthyer”, mendon ndryshe. Bëhet fjalë për Jose Mourinho, ish-trajneri i Realit të Madridit që iu bashkua sërish Chelsea-t “të tij”. Ai thotë se shanset që United të blejë Ronaldon janë zero.

Ai tha se ish-skuadra që drejtoi deri në fund të këtij sezoni, mund të përballojë cdo ofertë, sado stratosferike që të mbërrijë.

“Me sa di unë, Reali është një klub mjaft i pasur. Ata nuk kanë nevojë të shesin për të siguruar të ardhura. Mendoj që mund të injorojnë cdo ofertë të bërë për Ronaldon. E di që Ronaldo dashuron Manchester United, e di që i pëlqen Premier Liga, por mendoj se do të qendrojë”, tha Mou.

Portugezi nënvizoi se që nga largimi nuk kishte patur asnjë kontakt me ish-lojtarin e tij tek Reali dhe se mendimi që ai do të qendrojë në Madrid, ishte një parandjenjë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta