Martino, trajneri i ri i Barcelonës?

22/07/2013 00:00

Barcelona është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Tito Vilanovën, i cili njoftoi disa ditë më parë se sëmundja i është rikthyer dhe për këtë arsye nuk mund të drejtojë më kampionët e Spanjës.

Mediat sportive spanjolle publikojnë se drejtuesit katalanas e kanë gjetur teknikun e ri dhe ai është Gerardo Martino, një trajner argjentinas pak i njohur në Europë.

Ai ka qenë teknik i Paraguajit dhe Newell’s Old Boys në vendlindje. Mendohet se të martën do të zbresë në Katalunjë për të nënshkruar kontratën.

Plani B i Barcelonës është ish-mesfushori i klubit azulgrana, Luis Enrique, por për momentin duket shumë e vështirë që spanjolli të ulet në stolin e skudrës ku u bë i famshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta