Inter, Mazzarri: Nuk kënaqem me vendin e tretë
21/07/2013 00:00
“Juventus, Napoli, Milan dhe Fiorentina kanë diçka më shumë se ne, por do të luftojmë me të gjithë. Unë nuk kënaqem me vendin e tretë.”
Këto janë fjalët e Walter Mazzarri, trajnerit të ri të Interit, i cili i ka premtuar tifozëve zikaltër se në muajin tetor do të shihet puna e tij me ekipin.
Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, Mazzarri theksoi: “Presidenti Moratti nuk më ka vënë asnjë objektiv, nuk më ka kërkuar renditjen në tre vendet e para. Ne kemi për detyrë që të parakalojmë ekipe si Juve, Napoli, Milan e Fiorentina, por deri ku do të shkojmë, të shohim. Unë parimisht nuk firmos për vendin e tretë.”
Top Channel