Një Froome i buzëqeshur është shfaqur menjëherë në mediat e pranishme, për të shprehur fjalët e para pas triumfit në Turin e Francës.
“Turi më ka bërë të lotoj, për shkak se kam kaluar finishin me djem të tillë. E prisja të ishte diçka e madhe, por kjo është diçka tjetër, disi e pashpjegueshme. Ka qenë një rrugë e jashtëzakonshme, në fund të së cilës kemi mbyllur një edicion jubilar të këtij Turi”.
Më pas, ai e deklaron fitoren e tij si një triumf për çiklizmin pa antidoping dhe dëshmi e një sporti, i cili po futet në një epokë të re e të pastër.
“Në një farë mënyrë jam i lumtur, që jam përballur me gjithë ato pyetje, pas historisë së njollosur gjatë dekadës së kaluar. Gjithçka ka ndodhur u kanalizua në njëfarë mënyrë drejt meje, por tani ndihem tepër i lumtur, sepse jam përballur me këtë problem në mënyrën më të mirë e të arsyeshme të mundur. Tani mund të jap edhe një mesazh të fortë: se sporti ka ndryshuar me të vërtet. Pelotoni nuk do të mbështetet më te historia e kaluar”.
Top Channel