F1, Vettel preferon Raikkonen-in

21/07/2013 00:00

Red Bulli ende nuk ka vendosur se kush do të jetë piloti që do të zëvendësojë australianin Mark Webber sezonin e ardhshëm.

Kandidatët janë Kimi Raikkonen dhe Daniel Ricciardo dhe duket se nga këta dy emra, piloti kryesor e skuderisë austriake, Sebastian Vettel, preferon finlandezin e Lotusit.

“Kushdo që të vijë, është i mirëpritur. Unë shkoj mirë me të dy. Ndoshta Kimi është pak më i mirë se Danieli”, deklaroi kampioni gjerman i Formulës 1.

Vettel shtoi se kur lufton për kampionatin, pak rëndësi ka se kush është shoku i skuadrës: “Nëse kërkon të fitosh titullin, duhet t’i mundësh të gjithë, e ke apo jo shok skuadre.”

Top Channel