Froome, tjetër hap drejt titullit

20/07/2013 00:00

Etapa e parafundit e Turit të Francës, ishte rraskapitëse për çiklistët. I pari që kaloi vijën e finishit ishte Nairo Quintana i skuadrës Movistar, ndërsa britaniku Chris Froome menaxhoi mirë garën duke u renditur i treti me vetëm 28 sekonda pas Quintana-s.

Kolumbiani Quintana përshkoi 125 kilometrat e kësaj etape për 3 orë 39 minuta e 4 sekonda, duke lënë pas spanjollin Rodriguez me 17 sekonda vonesë, e fill pas tij Chris Froome.

Me këtë rënditje, Froome është thuajse fitues i edicionit historik të 100-të të Turit të Francës, që ul siparin me etapën e 21 dhe të fundit, ditën e dielë.

Etapa e finale, 133.5 kilometra, nis nga Versailles dhe përfundon në Champs Elysees, në zemër të Parisit. Kjo etapë do të transmetohet drejpërdrejtë nga Top Channel në duke nisur nga ora 20:00. 

Top Channel