I përbaltur nga shumë kampionë të shpallur pozitivë, e mbi të gjitha nga “grushti i fortë” që i dha reputacionit të Turit të Francës, kampioni i shtaëtfishtë i “dopingut”, Lance Armstronge, avantazhi dhe forma e shkëlqyer që ka treguar Chris Froome në këtë edicion ka ngjallur shumë dyshime tek skeptikët.
Megjithatë, provat konkrete flasin tërësisht për të kundërtën, ndërsa testimet më të sofistikuara, të cilave Froome i është nënshtruar, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të një substance të ndaluar në trupin e tij.
Konkretisht, Komitetit Anti-Doping në Turin e Francës ka realizuar 19 testime me çiklistin britanik, duke marrë në ekzaminim gjakun, urinën, pasaportën biologjike, parametrat fizikë dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinohet tek Chris Froome.
Megjithatë, kryesuesi i bindshëm i këtij Turi i ka kaluar të gjithë testimet, përfshi ato prova të sofistikuara që vihen në funksionim për herë të parë, të gjitha me sukses të plotë.
Ndërsa në total, vetëm gjatë vitit 2013, Froome i është nënshtruar 48 kontrolleve të ndryshme të dopingut në tërësi, duke i kaluar të gjithë.
Për këtë arsye, të paktën në sytë e ekspertëve, britaniku është kampioni më i pastër që çiklisti ka njohur ndonjëherë në dy dekadat e fundit të turbulluara nga dopingu.
Top Channel