Rishfaqet tumori, Vilanova lë Barcelonën

19/07/2013 18:25

Tito Vilanova nuk është më trajneri i Barcelonës, pasi paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme këtë të premte, veprim i motivuar nga arsyet shëndetësore.

Shtypi spanjoll informoi gjatë pasdites se trajneri i kampionëve të Spanjës në fuqi, i cili në sezonin e shkuar u detyrua të qëndronte disa muaj larg ekipit për shkak të një tumori në gjendrat limfotike, ka marrë lajme të këqija nga analizat e fundit mjekësore.

Tumori i tij është rishfaqur dhe Vilanovës i duhet të shkëputet sërisht, për t’iu përkushtuar një trajtimi më agresiv ndaj sëmundjes dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë më në gjendje që të ushtrojë funksionet në krye të skuadrës.

Ndërkohë, trajneri i ri i perkohshem është emëruar Joan Francesc Ferrer “Rubi”, i ardhur për të drejtuar nga skuadra e Gironës, në Kategorinë e Tretë Spanjolle, skuadra të moshave të Barçës në këtë sezon disa javë më parë.

Ne konferencen per shtyp, ne oren 20:30, ndersa konfirmoi largimin e trajnerit 44-vjecar, presidenti Sandro Rosell informoi se tashme Barcelona do te gjeje nje trajner te ri brenda javes se ardhshme.

Sipas te perdishmes spanjolle sportive “AS”, favorit per te marre kete rol eshte Luis Enrique, aktualisht pa skuader ose tekniku i Tottenham, Andre Villas-Boas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA