Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari
Mbi një tonelatë marijuanë, e paketuar në 37 çanta, është sekuestruar nga Guardia di Finanza në brigjet e Italisë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, substanca narkotike ishte shkarkuar në bregun verior të Otrantos nga ekuipazhi i një motoskafi.
Sipas burimeve, katër shtetas shqiptarë, që përbënin dhe ekuipazhin e mjetit lundrues, janë arrestuar nga agjentët e GDF-së.
Njëri prej tyre u bllokua sapo braktisi motoskafin në breg për t’u arratisur, ndërsa tre të tjerët u ndaluan në orët e mëvonshme, shtojnë më tej burimet.
Më herët gjatë muajit, komanda provinciale e Varezes, në veri të vendit fqinj dhe të Leçes në jug të vendit, kryen një operacion antidrogë në Martinjano, në afërsi të bregdetit të Pulias.
Gjithësej u sekuestruan një ton e dyqind kilogramë marijuhanë dhe një sasi e konsiderueshme armësh të sjella nga Shqipëria. Rojet financiare arrestuan dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë që udhëtonin drejt veriut të vendit me një furgon.
Fillimisht drejtuesi i automjetit nuk iu bind shenjës për ndalim, madje u përpoq të godiste patrullën e rojeve financiare, por pa mundur t’i shpëtonte kapjes.
Në furgon u gjetën 900 kilogramë marijuhanë, dy pistoleta me silenciatorë, një mitroloz, pesë kallashnikovë dhe 400 plumba.
Ndërsa në një zonë pyjore pranë pikës ku u kap furgoni u zbuluan edhe 300 kg marijuahanë, që ishte pjesa tjetër e ngarkesës që do shpërndahej më pas.
Top Channel