Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari Organizata për Bashkëpunim Ekonomim dhe Zhvillim mendon se rregullat
ekzistuese tatimore duhen ndryshuar per shkak se i lene kompanive
shumekombeshe shteg per abuzime.
Vendet kryesore industriale duan të marrin më shumë të ardhura nga koncernet e mëdha dhe ky synim, tani do të konkretizohet me një plan veprimi. Kompanite ne fjale si Starbucks psh, i zhvendosin fitimet e tyre dhe fshijnë gjurmët, sa herë që nje veprim i tille sjell avantazhe fiskale.
E gjithe kjo bëhet në rruge ligjore nën përkufizimin “shmangie e taksave”. OECD kerkon shmangien e situatave te tilla e per kete qellim, ka paraqitur një plan kundër trukeve fiskale të koncerneve të fuqishëm. Mesazhi qendror i organizates eshte se shumekombeshet duhet te paguajne tatime aty ku ndodh krijimi i vlerës. Ne kete menyre, zhvendosja e fitimeve behet me e veshtire.
“Rregullat nderkombetare, shume prej te cilave datojne qe ne 1920-ten, ofrojne siguri qe bizneset te mos paguajne taksa ne dy vende, pra te mos kete tatim dyfish. kjo eshte gje shume e mire, por fatkeqesisht me rregulla te tilla tani po abuzohet shume”, thotë Angel Gurria, sekretar i Përgjithshëm i OECD-së.
Nëse plani i OECD-së zbatohet me konsekuencë, koncernet duhet të bëjnë publike të gjitha llojet e kostove në të gjitha vendet anetare te organizatesë dhe këtu bëjnë pjesë, shpenzimet për liçensa, interesa, taksa administrative, rroga e me radhë. Per ekspertet, ky do të ishte një mekanizën shumë me i rrepte se ekzistuesi.
Zvogëlimi i qëllimshëm i shifrave të xhiros, duke zhvendosur fitimet nga vende me taksa të larta në vende me taksa të ulëta, do të vështirësohej kështu ndjeshëm. megjithate, efikasiteti i nje plani te tille do te varet edhe nga fakti nëse të dhënat janë të hapura për të gjithë apo mund t’i shohin vetëm autoritetet tatimore. Veç kësaj eshte e nje rendesie kyce qe të gjitha të dhënat e sipërmarrjeve t’i nënshtrohen me konsekuencë transparencës.
Top Channel