Postoi foto me emirin e Dubait në rrjetet sociale, ish futbollisti i Romës përjashtohet nga kombëtarja e Iranit
Më në fund një francez fiton një etapë në edicionin e 100 të Turit të Francës. Christophe Riblon (Ag2r) ka arritur i pari në finish në etapën e 18, Gap-Alpe d’Huez, 172.5 kilometra e gjatë.
Kryesuesi i renditjes së përgjithshme, Chris Froome (Sky) e ka parë veten shumë në vështirësi gjatë kësaj etape. Në kilometrat e fundit është ndihmuar me rezerva ushqimore nga njëri prej gregarëve të tij në mënyrë që të mos kalonte në gjendje të fikëti për mungesë sheqeri.
Keniani me nënshtetësi britanike ka arritur me 3 minuta e 18 sekonda vonesë nga vendi i parë, por sërish ka thelluar avantazhin me Alberto Contador në renditjen e përgjithshme.
Spanjolli i Saxo-Tinkoff ka mbërritur me 4 minuta e 15 sekonda vonesë nga Riblon duke mos përfituar nga dobësia e Froome, i cili duket se tashmë e ka “futur në xhep” Turin e Francës.
Ja renditja e etapës së 18:
1 Christophe Riblon 04:51:32
2 Tejay Van Garderen +00:59
3 Moreno Moser +01:27
4 Nairo Quintana +02:15
5 Joaquim Rodríguez +02:15
6 Richie Porte +03:18
7 Chris Froome +03:18
8 Alejandro Valverde +03:22
9 Mikel Nieve +04:15
10 Jakob Fuglsang +04:15
11 Alberto Contador +04:15
Top Channel