Turi, Contador: Isha në një ditë të keqe
18/07/2013 00:00
Alberto Contador (Saxo-Tinkoff) humbi 57 sekonda nga Chris Froome dhe 2 minuta e 3 sekonda nga Nairo Quintana në etapën e 18 të Turit të Francës.
Spanjolli tashmë renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm me 5 minuta e 11 sekonda vonesë nga Froome (Sky) dhe 21 sekonda avantazh nga Quintana (Movistar).
Pas përfundimit të etapës së 18, Contador theksoi se nuk ishte aspak në formë: “Nuk u ndjeva mirë. Ishte shumë vapë dhe kishte lagështirë. Ishte një ditë e keqe për mua, por të paktën ruajta vendin e dytë nga Quintana.”
Më tej, çiklisti spanjoll analizoi edhe tre etapat që kanë mbetur nga Turi: “Duhet të rekuperohemi për të premten dhe të shtunën. Vetëm kjo ka rëndësi.”
Top Channel