Ndërron jetë atletja etiopiane Legesse
18/07/2013 11:30
Një atlete etiopiane ndërroi jetë në Nju Jork, ditën e mërkurë, në rrethana ende të paqarta.
Mersekem Legesse, 26 vjeç, humbi ndienjat ndërsa ishte duke drekuar me të birin 2-vjeçar në një restorant kinez.
Sportistja, tetë muajshe shtatzanë, u shoqërua me urgjencë në spital, ku mjekët arritën të shpëtonin foshnjen, por jo nënën.
Dyshimet e para mbi këtë vdekje misterioze bien mbi ndonjë ndalim kardiak.
Legesse, një atlete e 1 500 metrave, kishte marrë pjesë në disa kompeticione madhore, midis të cilave edhe Lojrat Olimpike të Athinë 2004-s, ku arriti të kualifikohej në baterinë finale dhe të renditej e dyta.
Top Channel