Tjetër tërheqje nga Turi i Francës
17/07/2013 00:00
Gorka Izagirre, çiklisti i Euskatel, ka braktisur Turin e Francës për shkak të një temperature që ka dy ditë që e vuan.
Spanjolli ka vendosur të mos niset në kronometrin individual të ditës së smërkurë (Embrun-Chorges, 32 kilometra).
“Është e vështirë të braktisësh Turin, por nuk mund të duroja dot më. Kronometrin nuk mund ta përballoja”, theksoi Izagirre, i cili duhet të ishte nisur në orën 12:19 për kronometrin individual.
Kjo ishte pjesëmarrja e tretë e Gorka Izagirre në Turin e Francës.
Top Channel