Napoli blen Raul Albiol
17/07/2013 00:00
Napoli ka arritur të përforcojë mbrojtjen me Raul Albiol, lojtarin spanjoll të Real Madrid dhe të përfaqësueses spanjolle.
Klubi italian ka arritur një marrëveshje me atë spanjoll për 8 milionë euro.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, shkroi në Twitter: “Albiol po bën vizitat mjekësore.”
Rafa Benitez, menjëherë sapo mori detyrën si teknik i Napolit, kishte kërkuar Raul Albiolin me çdo kusht për përforcimin e skuadrës.
Disa ditë më parë, Napoli zyrtarizoi blerjen e një tjetër lojtari të Realit: Jose Callejon.
Top Channel