Messi: Do të kuptohem me Neymar

17/07/2013 00:00

Leo Messi dha konferencën e parë për shtyp pas rikthimit në Barcelonë për fazën përgatitore. Ylli argjentinas deklaroi se me Neymar nuk do të ketë asnjë keqkuptim në fushë dhe se braziliani do të shënojë shumë gola.

Për Neymar – Shpresoj që të merremi vesh sepse është një lojtar i madh. Ai vjen në një skuadër me shumë yje dhe nuk do të ketë probleme përshtatjeje. Nuk e di pse mediat shkruajnë se unë dhe Neymar nuk do të kuptohemi. Të dy do të shënojmë shumë gola.

Kundërshtarët e sezonit – Bayern Munchen është një ekip i madh, fitoi shumë lehtë Ligën e Kampioneve. Me Guardiolën janë edhe më të fortë.
Edhe Reali do të jetë sërish në nivele të larta sepse ka futbollistë të mëdhenj.

Konflikti Vilanova-Guardiola – Nuk dua të futem në punët e të tjerëve. Ata kanë thënë atë që mendonin dhe unë nuk kam çfarë të them tjetër.

Largimi i David Villa – Atletico Madrid shiti Falcaon dhe e ka zëvendësuar shumë mirë me Villan. Ai ka shënuar shumë gola në karrierë dhe do të vazhdojë sërish të shënojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB