Pas shqetësimit të KESH-it se vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit
energjetik në muajin shtator, ‘CEZ- Shpërndarje’ njofton se nga dita e
sotme ka nisur importin e energjisë për të mbuluar humbjet në rrjet.

‘Sasia e importuar sot është 4 milionë kilovatorë në ditë ose 170 megavat në band’, thuhet në deklaratën e ‘CEZ Shpërndarje’. Kompania siguron qytetarët se do të importojë energji në vazhdimësi dhe se konsumatorët nuk do të kenë në asnjë rast probleme me furnizimin me energji elektrike. Krahas kësaj, ‘CEZ Shpërndarje’ siguron se nuk cënon rezervat energjetike të KESH.

Të premten, administratori i KESH i kërkoi ‘CEZ Shpërndarje’ të nisë importin e energjisë pasi në të kundërtën rezervat në Fierzë do të ulen çka rrezikon të lërë qytetarët pa drita pas një muaji.    
 

Top Channel