Bashkia e Maliqit është paralizuar nga ana ekonomike si pasojë e
shkurtimit të grantit për vitin 2013 nga ana e Qeverise, i cili ka
pasuar prerjen e grantit të vitit 2012.

Sipas kreut te kesaj bashkie prej muajsh jane nderprere nje sere sherbimesh per qytetaret, ndersa ngerçi me i madh mbetet ai i ndihmes ekonomike dhe pageses per te paaftet dhe invalidet. Kryetari tha se jane nje seri shlyerjesh te prapambetura ato qe kjo bashki u detyrohet subjekteve ndersa duket se krizes nuk do t’i shpetoje as stafi i saj pagat e te cilit po shkojne drejt bllokimit.

Shkak i kolapsit te kesaj Bashkie mbetet shkurtimi i grantit ndersa te ardhurat e parashikuara te Bashkise nuk mjaftojne per asnje nga shlyerjet e prapambetura dhe jo me te mendohet per kryerjen e nje sere investimesh apo venien ne zbatim te projekteve.

Top Channel