Dikur sulmues i Interit, Meggioni rrëfehet: Goli më i bukur? Shpëtova një vajzë nga i fejuari i dhunshëm…
Deklaratave të pak ditëve më parë të Pep Guardiola-s që akuzonte Barcelonën se po shfrytëzonte sëmundjen e Tito Villanova-s për të sulmuar atë, u është përgjigjur vetë trajneri i katalanasve.
Në një deklaratë për mediat spanjolle, Villanova ka përgënjeshtruar gjithcka duke deklaruar se klubi i Barcelonës është treguar korrekt me të.
“Guardiola gabon. Askush në Bordin Drejtues të Barcelonës nuk ka përdorur sëmundjen time kundër tij. Përkundrazi, unë u jam mirënjohës drejtuesve që më ndihmuan mua dhe familjen time në një moment të vështirë”, deklaroi Villanova.
Por pasuesi i Guardiola-s në krye të Barcelonës nuk mjaftohet me kaq, madje sulmon ish-shefin e tij.
“Qendrova për dy muaj në Nju Jork dhe ai nuk mori guximin të më vizitonte gjatë rikuperimit. Ishte miku im. S’kam cfarë të them tjetër!”, shtoi Villanova.
Marrëdhëniet mes Titos dhe Pep, dikur të pandashëm në stolin e Barcelonës, ku edhe kanë fituar trofe, u përkeqësuan pas deklaratës së Guardiola-s që akuzonte njërin prej drejtuesve të klubit se po përpiqej të shfrytëzonte sëmundjen e Villanova-s për ta sulmuar.
Top Channel