Dikur sulmues i Interit, Meggioni rrëfehet: Goli më i bukur? Shpëtova një vajzë nga i fejuari i dhunshëm…
Chris Froome, mbajtësi i fanelës së verdhë në edicionin e 100 të Turit të Francës, qortoi sulmet e Alberto Contador në zbritjet e portit Manse, në një prej të cilave spanjolli i Saxo-Tinkoff u rrëzua dhe për pak sa nuk përfshiu në incident britanikun e Sky.
“Contador dhe Kreuziger rrezikuan shumë në zbritje. Unë pata fat që nuk u rrëzova bashkë me Contadorin. Mu desh të vendosja këmbën në tokë për të ruajtur ekuilibrin. Mendoj se ai veproi gabim”, deklaroi kryesuesi i renditjes së përgjithshme për rivalin e tij.
Froome u shpreh i habitur për faktin se kundërshtari e sulmoi në zbritje dhe jo në terrenin malor: “Prisja që të tentonte shkëputjen në ngjitje, por zgjodhi zbritjet e rrezikshme. Gjithsesi, na presin edhe 5 etapa të vështira deri tek fitorja.”
Top Channel