Dikur sulmues i Interit, Meggioni rrëfehet: Goli më i bukur? Shpëtova një vajzë nga i fejuari i dhunshëm…
Portieri i Torinos, Jean Francois Gillet është skualifikuar për tre vjet e shtatë muaj nga Komisioni Disiplinor i Federatës italiane të Futbollit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave ndëshkimi i rëndë për mbrojtësin fundor ka ardhur në kuadër të procesit të bastvënieve.
Sipas burimeve, për Gillet, të cilit akuza i atribuohet kur luante me skuadrën e Barit, fillimisht prokurorët kishin kërkuar katër vite pezullim.
Gillet ishte paditur nga një prokuror federal për shkelje të dyfishtë në trukimin e dyshuar të ndeshjeve Bari-Treviso, më 11 maj 2008 dhe Salernitana-Bari, më 23 maj 2009.
Gjyqtarët e shkallës së parë i lejuan, në lidhje me ndeshjen me venecianët, rrëzimin e akuzës pas denoncimit, thotë agjencia e lajmeve “ANSA”.
Top Channel