Statujë për Iniestën në qytetin e lindjes

16/07/2013 00:00

Një statujë bronxi do të ngrihet në nder të Iniestës në qytetin e tij të lindjes, në Fuentealbilla, informoi të martën e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

”Me këtë statujë, duam të nderojmë jo vetëm Iniesta futbollistin, por edhe vlerat, thjeshtësinë dhe afrimitetin që shfaq ndaj njerëzve. Ai është një shembull për të gjithë komunitetin”, deklaroi Daniel Peinado, drejtuesi i një grupi të tifozerisë katalanase në qytet.

Sipas tij, disa mijëra banorë do të jenë të pranishëm në inagurimin e statujës së bronxit, me përmasat reale të mesfushorit, në qendër të Fuentealbillës.

Peinado shtoi se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të nderohet mesfushori, disa herë kandidat për fitimin e Topit të Artë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta