Dikur sulmues i Interit, Meggioni rrëfehet: Goli më i bukur? Shpëtova një vajzë nga i fejuari i dhunshëm…
“Po të mos ishte klauzola, nuk do ta kisha shitur Cavanin tek Paris Saint German as për 70 milionë euro”.
Janë fjalët e Aurelio De Laurentis që ka komentuar kalimin e sulmuesit latin tek klubi francez. Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj paraguajanit, i cili sipas tij ishte kthyer në një batakçi, duke bërë kërkesa absurde.
“Kur lojtarët janë të rinj, unë dua ta kap vitin e pestë të kontratës. Por me qëndrimin “më jep më shumë” arritëm në shifra të ngjashme me ato të Bayern Munchen për lojtarët më të mirë. Kur dikush thotë “dua të iki”, atëherë patjetër që aplikohet klauzola”, ka thënë De Laurentis.
Presidenti i Napolit ka kritikuar edhe sponsorizimin pa kriter të klubeve evropiane, kryesisht nga pasanikët dhe sheikët ararbë.
Top Channel